Pep foli për tre orë me yllin e Real-it për ta bindur të shkonte te City

16 Mars 2024
15:52
Denis Hakanaj
back button

Pep Guardiola thuhet se ka pasur një takim tre-orësh për të bindur mesfushorin e Real Madridit, Jude Bellingham, t’i bashkohet Manchester Cityt verën e kaluar.

Bellingham është konsiderohet gjerësisht si një nga nënshkrimet e sezonit që kur u bashkua me Los Blancos nga Borussia Dortmund për 103 milionë euro. Ai ka shënuar 20 gola dhe ka dhënë nëntë asiste në 31 ndeshje në të gjitha kompeticionet për gjigantët spanjollë.

Anglezi tashmë ka fituar Superkupën e Spanjës me Real Madridin dhe ata kryesojnë renditjen e La Ligas. Ata do të përballen me Manchester Cityn në çerekfinalet e Champions League.

Megjithatë, nëse gjërat do të kishin shkuar ndryshe, Bellingham do të vishte fanellën e City-t dhe jo atë të Los Blancos në përballjen e Champions-it.

Sipas Cadena Sur, Guardiola ishte shumë i interesuar për nënshkrimin e mesfushorit verën e kaluar kur ai ishte te Borussia Dortmund.

Trajneri spanjoll pati një takim tre-orësh me të, duke u përpjekur ta bindte që t’i bashkohej projektit të tij. Citizens ishin gjithashtu të gatshëm t’i ofronin Bellinghamit paga më të larta. Por 20-vjeçari vendosi të bashkohet me Real Madridin, duke nënshkruar një marrëveshje gjashtëvjeçare.

Mesfushori është bërë një lojtar kyç për skuadrën e Carlo Ancelotti-t teksa ata po luftojnë për trofetë e La Ligas dhe të Champions League. Përveç kontributit të tij për golat, lidershipi dhe shkathtësia e Bellingham në fushë kanë qenë jetike për Los Blancos.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit