Trajneri Pep Guardiola nuk beson se Manchester City do t’i lërë lojtarët të largohen në merkaton e janarit, pavarësisht performancës së dobët të disa prej lojtarëve të tij.
Kjo për shkak se skuadra po përbalet me një numër të madh lojtarësh të dëmtuar, çka ka ndikuar edhe në rezultatet e dobta të javëve të fundit.
“Unë nuk mendoj se do të ketë largime në merkaton e janarit. Për momentin kam nevojë për të gjithë ata që janë këtu. Vetëm në fund të sezonit do të vlerësojmë situatën”, tha Guardiola.
“Kam një ndjenjë që skuadra është vërtet e mirë, por dua që lojtarët e mi të kthehen të luajnë ashtu si duhet. Ekipi është ky që është. Klubi do të vendosë se çfarë është më e mira për ekipin”, tha trajneri spanjoll.