Pep Guardiola, i pakënaqur: Na duhet një vit me 400 ditë…

24 Prill 2021
12:22
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, ka folur në lidhje me formatin e ri të Champions League, që mund të fillojë edhe para 2024-ës.

“Flasim për të njëjtën gjë çdo ditë. Të gjithë në futboll kërkojnë një përmirësim të cilësisë dhe UEFA këmbëngul te sasia”, ka thënë Pep Guardiola për BBC.

“Nuk jemi përgjegjës për procesin, kështu që do të duhet t’i kërkojmë UEFA-s dhe FIFA-s që të zgjasë vitin? Sinqerisht nuk e di. Ndoshta 400 ditë në vit mund jetë zgjidhja e problemit”, ka thënë me ironi trajneri i City-t.

Formati i ri i Champions League parashikon 36 skuadra në vend të 32 dhe 100 ndeshje më shumë në krahasim me të kaluarën. Rreth gjashtë ndeshje më shumë për çdo klub.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit