Pep Guardiola: “Jam i kënaqur, para dy viteve nuk luajtëm kështu. Ata me 11 futbollistë mbrapa…”

18 Shtator 2024
23:25
Telesport
back button

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, foli për Amazon Prime Video pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Interit.

Si e përshkruani ndeshjen e sotme? “Aq e vështirë sa e dinim. Interi është një ekip i mrekullueshëm, u mbrojt shumë mirë dhe në kundërsulm është shumë i fortë. Sidomos në pjesën e dytë ne sulmuam shumë mirë duke pasur 4/5 raste. Jemi një ekip fantastik, jam i lumtur që jam trajner i këtij grupi”.

Çfarë ju pëlqeu më shumë? “Gjithçka, sepse e di me çfarë skuadre po luanim. Sulmi kundër njëmbëdhjetë vetëve që bënin barrikada te mrekullueshme nuk ishte i lehtë.

Është normale të pranosh diçka, por në pjesën e dytë patëm 4/5 dhe nuk mund të bënim më shumë. Ne luajtëm më mirë se finalja e dy viteve më parë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit