Pep s’heq dorë nga titulli dhe jep variantin surprizë: Mund të shpallemi kampionë edhe me më pak pikë

13 Nëntor 2024
9:52
Telesport
back button

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, beson se mund të shpallet sërish kampion ne Premier League pavarësisht një sezoni jo fort të mirë. Madje, ai mund ta realizojë këtë gjë duke grumbulluar më pak pikë se zakonisht. Kjo, për shkak të rritjes së kërkesave fizike ndaj lojtarëve.

Manchester City u bë skuadra e parë në historinë e ligës angleze që arriti 100 pikë në sezonin 2017/18. Më pas, dhe tri herë të tjera, nën drejtimin e Pep Guardiola, skuadra e “citizens” ka thyer barrierën e 90 pikëve.

Rivalët e City kanë përmirësuar lojën e tyre, me Liverpool që ka arritur 99, 97 dhe 92 pikë tre herë në gjashtë sezonet e fundit. Para vitit 2017, vetëm katër skuadra kishin shënuar 90 pikë në 21 vitet e fundit, që kur Premier League u reduktua në 20 klube dhe 38 ndeshje.

Ekziston prirja që të ulet numri i pikëve për t’u shpallur kampion, pasi rritja e numritë të ndeshjeve rrit edhe presionin mbi lojtarët. Nëse do të kemi më shumë kohë për të rikuperuar nga ndeshja në ndeshje mund të synojmë më shumë pikë, por me kaq pak kohë është e vështirë”, tha Guardiola.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit