Pepe, lamtumira nga futbolli: çfarë mesazhesh nga Cristiano Ronaldo dhe Sergio Ramos! Dy legjendat i shkruajnë

8 Gusht 2024
21:11
Telesport
back button

Në ditën e lamtumirës së Pepes me futbollin, mbrojtësi historik i kombëtares portugeze, i cili vendosi të varë këpucët në moshën 41-vjeçare, nuk mund të mungonte kujtimi i mikut, shokut dhe bashkatdhetarit të tij të madh, Cristiano Ronaldo. Ky është postimi nostalgjik që CR7 i kushtoi tashmë ish-futbollistit të Porto dhe Real Madrid.

“Nuk ka fjalë të mjaftueshme për të shprehur se sa i rëndësishëm je për mua, mik. Kemi fituar gjithçka që ishte për të fituar në fushë, por arritja më e madhe është miqësia dhe respekti që kam për ty. Ti je unik, vëllai im. Faleminderit për gjithçka.”

Pas përshëndetjes së Cristiano Ronaldos, vjen edhe mesazhi i Sergio Ramos. Ish-kapiteni historik i Real Madridit ka dashur t’i kushtojë një mendim social portugezit Pepe, bashkëlojtarit të tij prej shumë vitesh në prapavijë merengue, në ditën e lamtumires së tij me futbollin. Këto janë fjalët e spanjollës në Instagram:

“Një burrë i madh, një luftëtar me të cilin kam mundur të ndaj shumë ndeshje, triumfe dhe tituj. Ishte një kënaqësi e vërtetë të luaja përkrah teje vëlla. Të paktë janë si ti. Shijoje këtë fazë të re të jetës tënde, të uroj të mira, miku im Pepe!”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit