Sonte Paris Saint-Germain ka arritur një sukses të madh në Monaco, në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të të Ligue 1. Ekipi i trajnerit Luis Enrique fitoi 4-2 kundër rivalëve të tyre të drejtpërdrejtë nga Monaco.
Edhe pse vendasit ishin për një moment në epërsi 2-1, në 30 minutat e fundit kampionët e Francës përmbysën gjithçka, me tri gola. “Ishte një ndeshje e vështirë, ne e dimë që Monaco është një ekip i mirë”, tha Ousmane Dembélé.
“Në bëmë gjithçka për të fituar dhe kthyer në shtëpi me fitoren. Sinqerisht nuk ishte e lehtë, por mendoj se e meritojmë këtë fitore. Ne nuk u dorëzuam kurrë. Nuk ishim të fokusuar për të paktën 15 minuta dhe e paguam shtrenjtë”, tha Dembele.
Në fund, sulmuesi i PSG, që realizoi dy gola në këtë sfidë, shtoi: “Statistikat flasin qartë për epërsinë tonë, por ne duhet të bëjmë më mire, që të mos kalojmë në krizë”.