“Për miqtë jam Batman”, Neymar: Për ata që s’më njohin jam…

26 Janar 2022
18:58
Denis Hakanaj
back button

Neymar është rrëfyer dhe e ka bërë me rastin e prezantimit të dokumentarit mbi jetën e tij “Kaosi perfekt”.

Jo vetëm deklarata mbi karrierën dhe presionet që ka patur që nga hapat e parë, por edhe fjalët në lidhje me mënyrën se si mund ta gjykojnë personat që e shikojnë nga jashtë.

BATMAN DHE JOKER – “Kam thënë gjithmonë se dua t’u tregoj të gjithëve kush jam. Kush është Neymar-i i vërtetë”, ka thënë braziliani për AS.

“Njëkohësisht nuk më intereson çfarë mendojnë të tjerët për mua, e di atë që po bëj, e di si luaj. Jam transparent. Nuk më intereson nëse thonë: ‘Neymar po bën një festë’ ose nuk e di çfarë”, ka thënë Neymar.

“Si luaj, ky duhet të jetë problemi i tyre. Është jeta ime dhe bëj atë që dua. Nuk mund t’i dëgjoj gjithmonë kritikat. Më kritikojnë më shumë nga sa e meritoj dhe është e vështirë. Për familjen time, miqtë e mi më të shtrenjtë unë jam Batman. Por nëse nuk më njeh jam Joker”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit