Për Wenger nuk është sekret: Pogba kërkon të largohet për këtë motiv!

7 Tetor 2019
22:48
back button

Në një intervistë për “BeIN Sports” ish-trajneri i Arsena, Arsene Wenger foli ndër të tjera edhe për bashkëkombasin e tij Paul Pogba dhe fillimin e vështirë të sezonit me Manchester United.

“Paul nuk e shoh të sigurtë në aspektin e formës së tij fizike. Ai është një futbollist që për tu shprehur maksimalisht, ka nevojë të jetë në formën e tij më të mirë fizike”.

“Kur një futbollist kërkon të largohet dhe klubi nuk e lë të ikë, atëherë situata ndikon edhe rendimentin e skuadrës. United në ditët e sotme nuk ka skuadrën për të konkurruar dhe për këtë arsye Pogba nuk dëshiron të qëndrojë”, deklaroi Wenger.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit