Pereira mbron titullin kampion, fiton me KO edhe revanshin ndaj rivalit çek

4 Korrik 2024
9:36
Telesport
back button

Luftëtari brazilian Alex Pereira mbrojti titullin kampion bote në peshën “light heavyweight” (pesha 84-93kg). Në eventin UFC-303 të arteve marciale mikse zhvilluar në Las Vegas, ai mundi me KO teknik rivalin çek Jiri Prochazka.

Një duel i ndalur nga gjyqtari në raundin e dytë, me Pereira që e dominoi atë falë goditjeve të shumta që i dha rivalit. Kjo është hera e dytë që braziliani mbron titullin e këtij Divizioni, të fituar në nëntor të vitit të kaluar pikërisht ndaj Prochazka, duke fituar kështu edhe revanshin mes tyre.

Për Pereira, ky është sukesi i 11-të në karrierë, ku numëron edhe dy humbje. Dikur ai mbante edhe titullin e peshës së mesme. Ndërsa për Prochazka, dikur kampion në këtë peshë, kjo ishte humbja e 5-në karrierë (ka edhe 30 fitoer e 1 barazim).

Në këtë event duhej të duelonte Conor McGregor si sfida kryesore e mbrëmjes, por ai u tërhoq për shkak dëmtimi. UFC vendosi të afrojë duelin mes Pereira dhe Prochazka, që u fitua me meritë nga luftëtari brazilian.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit