Perez nuk e duron dot më, Vinicius e tepron me deklaratat dhe rrezikon shitjen

6 Shtator 2024
16:44
Telesport
back button

Vinicius po i shton problemet vetes. Këtë javë ai dha një deklaratë tepër të guximshme dhe të pamenduar mirë, duke u shprehur se, nëse Spanja nuk mund të përmirësojë situatën e racizmit, Kupa e Botës 2030 duhet të mbahet diku tjetër dhe jo në vendin iberik.

Komentet e tij morën dhenë, aq sa kryebashkiaku i Madridit, Jose Luis Martinez-Almeida, kërkoi një tërheqqje deklarate nga braziliani. Dani Carvajal gjithashtu doli kundër shokut të tij të skuadrës.

Gazeta “Sport” raporton se Real Madrid nuk ka më durim kur merr vesh deklaratat që jep Vinicius në media. Nuk është hera e parë që ai e tepron me shprehjen e disa mendimeve të pazakonta.

Drejtuesit madrilenë nuk besojnë se Vinicius Jr mishëron imazhin që ata duan t’i paraqesin botës. Me interesimin e jashtëzakonshëm nga Arabia Saudite për sulmuesin, nuk do të jetë e largët dita që Perez të vendosë shitjen e tij.

Pasuesi gjendet lehtësisht. Perez mendon se Real Madridit i duhet një spanjoll dhe emri më i nxehtë i momentit është Nico Williams, me kosto 60 mln euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit