Perez: S’jam i shqetësuar për asnjë largim. Bayern dhe PSG…

20 Prill 2021
21:53
Denis Hakanaj
back button

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, është kthyer të flasë për Superligën e Europës pas lajmeve për një tërheqje të mundshme të Chelsea-t, Manchester City-t dhe Atletico Madrid.

“Jo”, ka qenë përgjigja e Perez për L’Equipe, kur është pyetur nëse ishte shqetësuar në lidhje me largimin e klubeve nga Superliga.

“Situata është serioze dhe të gjithë kemi rënë dakord të vazhdojmë përpara me projektin dhe të gjejmë një zgjidhje. Askush nuk është në presion”, ka shtuar numri një i Los Blancos.

“Jam i bindur se Bayern Munich dhe PSG do të bashkohen me në fund, por ne nuk kemi folur akoma me ata. Skuadra si Lens do të kenë gjithashtu mundësinë të luajnë në Superligë dhe do të kenë mundësin t’ua shesin lojtarët e tyre klubeve më të mirë, gjë që nuk mund ta bëjnë dot për shkak të krizës”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit