Përflitet si zëvendësuesi i Valverdes, trajneri shmang hapur Barcelonën!

8 Nëntor 2019
17:21

Ernesto Valverde duket i destinuar për ta mbyllur aventurën e tij me Barcelonën këtë sezon dhe emrat që mund ta zëvendësojnë kanë nisur të përfliten.

Ronald Koeman dhe Marcelo Gallardo janë padyshim dy emrat më të spekuluar në media. Pikërisht së fundmi, argjentinasi Gallardo është pyetur mbi këto zëra, me trajnerin që e ka shmangur çështjen Barcelona, duke thënë se është i fokusuar te River Plate, pasi argjentinasit kanë përpara edhe finalen e madhe të Copa Libertadores.

“Nuk kam dëgjuar asgjë. Nuk është bërë asnjë përpjekje, duke ditur vetë situatën në të cilën ndodhemi tani, pasi jemi në një pikë shumë të rëndësishme të sezonit dhe luajmë ndeshjet deçizive. Është e qartë që asgjë nuk mund të ma largojë mendjen nga objektivat që kemi me River Plate.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit