Bayern Munich ka nisur nga puna për të ndërtuar skuadrën e sezonit të ri. Një nga objektivat e ekipit bavarez është mbrojtësi Jonathan Tah, që luan me kampionmët e saposhpallur në Bundesliga, Bayer Leverkusen.
Sipas “Sky Sport De”, 28-vjeçari gjerman Tah, është në krye të listës së dëshirave të Bayern, pasi ata kërkojnë një qendërmbrojtës për të forcuar skuadrën e tyre për sezonin 2024-2025. Problemet në mbrojtje kanë qenë të shumta këtë sezon për Bayern.
Diskutimet janë zhvilluar mes klubeve dhe përfaqësuesve të Tah, por ende nuk ka asnjë marrëveshje për një transferim që mund të kushtojë rreth 20 milionë euro. Tah është nën kontratë deri në verën e vitit 2025, por nuk ka një klauzolë lirimi këtë verë.
Drejtori ekzekutiv i Leverkusen, Fernando Carro, tha sot se një shitje e lojtarit ishte e mundur nëse Tah nuk ishte në gjendje të binte dakord për një zgjatje të kontratës. Te Bayer nuk kanë dëshirë që ai të largohet.
Problem prë Bayern Munich do të jetë konkurrenca e madhe për Jonathan Tah, pasi ai ka mjaft admirues edhe në Premier League. Këtë sezon, ai ka realizuar 6 gola në 45 ndeshje zyrtare, duke qenë një lider për Leverkusen.