Performuan bashkë në Sanremo, Georgina Rodriguez i kthen dedikimin Alketa Vejsiut

11 Shkurt 2020
18:47
back button

Alketa Vejsiu ishte e ftuar në Sanremo dhe paraqitja e saj ishte mbreslënëse, duke befasuar të gjithë, por sidomos të pranishmit në sallë, mes tyre edhe Georgina Rodriguez, që gjithashtu ishte e ftuar dhe kërceu madje tango nën sytë e Cristiano Ronaldos.

Në rrjetet sociale, Alketa postoi një foto me Georgina në Instagram duke shkruar edhe një dedikim: “Me të mrekullueshmen Georgina ndamë skenën. Një bionde, një brune, të dyja jo italiane, por që e duam Italinë! Edhe Italia na deshi!”, shkruan Alketa.

Menjëherë ka ardhur reagimi i bukuroshes argjentinase por të rritur në Spanjë: “Bukuroshe, ishte kënaqësi!”…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit