Përfundon epoka e Levy te Tottenham. Nga Modric te Bale, ja 5 blerjet më të mira të tij

6 Shtator 2025
9:05
Alfred Lleshi
back button

Nga 4 shtatori është zyrtar largimi i Daniel Levy, presidentit ekzekutiv historik të Tottenham, i cili qëndroi në post për gati 25 vite. Ky drejtues bëri epokë në një klub jo gjithmonë të qëndrueshëm në nivelet më të larta.

Megjithatë, nën drejtimin e tij, Tottenham u transformua rrënjësisht, duke marrë pjesë në garat europiane në 18 nga 20 sezonet e fundit dhe afirmuar si një nga klubet më të njohura globalisht. Levy tha: “Jam jashtëzakonisht krenar për punën e bërë së bashku me stafin drejtues dhe të gjithë punonjësit. E kemi transformuar këtë klub në një gjigant botëror, që konkurron në nivelet më të larta”.

Mes blerjeve më të mira të tij përmendim: Gareth Bale, i ardhur për rreth 10 milionë £ më 2007 dhe që u bë yll i “Spurs”; Son Heung-min me 450 ndeshje dhe mbi 170 gola që nga viti 2013; Luka Modric, ardhur nga Dinamo Zagreb më 2008, para se të transferohej te Real Madridi për 30 milionë £; dhe emra të tjerë si Jermain Defoe e Jan Vertonghen.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit