Përgjigja e ashpër e Lautaro-s drejtuar legjendës italiane: “Kur flet për mua, shiko gjysmëfinalen kundër Milanit…”

25 Mars 2024
19:19
Telesport
back button

Legjenda e futbollit italian dhe Milanit, Billy Costacurta, para disa ditesh kritikoi ashper Lautaro Martinez mbi ndikimin e tij ne ndeshjet e medha dhe faktin se ne Champions nuk ka treguar asgje.

“Sinqerisht prisja më shumë prej tij – tha Costacurta pas shortit të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve, i cili u zhvillua të premten më 15 mars – dhe madje edhe në Kupën e Botës, duke menduar për këtë, ai nuk bëri mirë. Mendoj se Lautaro nuk arriti të dilte plotësisht në disa faza te nivelit qe duhet. Në Evropë nevojitet një mentalitet dhe vendosmëri tjetër”.

Menjehere ka ardhur pergjigjia e Lautaro Martinez, kapitenit te Interit, nga grumbullimi me Argjentinën. “Nëse dikush përmend emra dhe mbiemra – u përgjigj Lautaro të hënën pasdite, nga kampi stërvitor i Argjentinës, duke folur për TyC Sports – më shqetëson më shumë. Ajo që thotë Costacurta nuk është e vërtetë. Ka raste kur njerëzit nuk i kontrollon ato që thotë. Komentet e tilla më lëndojnë”.

“Unë shënova vjet një gol në një gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Milanit – vazhdoi Lautaro – në një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e të dy klubeve. Unë e ftoj atë ta shikojë atë ndeshje”.

VIDEO

Lajme të tjera

Lajmet e fundit