Perin bëri “heroin”, por nuk e evitoi dot humbjen: Juventus, duhet mësuar nga dështimet

23 Tetor 2024
11:45
Alfred Lleshi
back button

Mattia Perin e ka analizuar kështu humbjen 1-0 të Juventusit në shtëpi, ndaj Shtutgartit, në xhiron e tretë të Champions League: “Më vjen shumë keq për rezultatin, por Shtutgarti na vuri në vështirësi. Jam i bindur se kemi ekip shumë inteligjent dhe kjo disfatë do të na shërbejë si mësim për t’u rritur”.

Portieri i Juventusit më pas foli edhe për rolin e tij në skuadër: “Nuk kam parë askënd të ketë sukses pa pasur dështime më parë, nëse mund ta quajmë kështu një humbje. Mendoj se ishim pak të nënshtruar në krahasim me qëndrimin tonë të zakonshëm.

Duhet t’i zgjidhim shpejt problemet që shfaqëm në këtë disfatë të hidhur, edhe pse do të jetë e vështirë. Të qëndrosh i ekuilibruar nga pikëpamja fizike dhe mendore kërkon punë të madhe. Edhe pse vetë bëra paraqitje të mirë, duke pritur edhe penalltinë, nuk do të jem në gjendje ta shijoj performancën e sotme për shkak të humbjes”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit