Perisic: Kjo është e vetmja gjë më mungon

8 Nëntor 2019
16:55
Denis Hakanaj
back button

Ivan Perisic, ylli i Bayern Munich, ka folur për të ardhmen e tij në një intervistë të dhënë për faqen zyrtare të bavarezëve.

Për të ardhmen: Mendoj se është e mundur që të qëndroj. Gjithçka ka shkuar mirë deri tani, në nivelin sportiv dhe atë personal. Jam i huazuar, por ka një opsion për blerjen time. I marrë ditët një nga një, më pas do të shohim”, ka thënë kroati.

Për Bundesliga-n: “Niveli i kampionatit është përmirësuar në krahasim me katër vite më parë. Ka lojtarë më të fortë, ritmi është ngritur. Nuk kam patur kurrë një marrëdhënie të mirë me mediat, nuk bën për mua”.

Për Champions-in: “Në finale me Bayern-in? Nuk do të më vinte keq. Ëndrra ime është që të bëj një rrugë të gjatë në Champions. Kjo është e vetmja gjë që më mungon pas dy Botërorëve dhe një Europiani”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit