“Perla” e Gabbiadini-t vendos “derbin e mbijetesës”, Sampdoria triumfon dhe del nga zona e ftohtë

14 Dhjetor 2019
22:41
back button

Sampdoria ka fituar derbin e mbijetesës ndaj Genoa-s me rezultatin 1-0. Me këto tri pikë, Sampi ka dalë nga zona e ftohtë duke lënë Genoa-n në vend të 19-të.

Ky ishte një derbi i pazakontë për shkak se të dyja skuadrat ndodhen në zonën e ftohtë. Si Genoa ashtu edhe Sampdoria po bëjnë një sezon poshtë pritshmërive në Serie A dhe që tani ka nisur lufta për mbijetesë.

Në minutat e para të sfidës nuk dukej thuajse asgjë për shkak të flakadanëve me ngjyrë jeshile që kanë pushtuar çdo centimetër të stadiumit. Pas disa minutave tymi i madh iku dhe protagonistë u bënë lojtarët.

Ndeshja ishte me ritëm të lartë dhe shumë grintë, por mundësitë e pastra për gol kanë munguar. Frika e humbjes ishte shumë e madhe dhe lojtarët janë treguar shumë të kujdesshëm, të paktën deri në minutën e 85’, kur Gabbiadini ka ndëshkuar Genoa-n me një goditje fantastike nga distance.

Ish-lojtari I Southampton ka lëshuar një goditje të pakapshme nga distanca duke mposhtur portierin Radu.

Në minutat e fundit Sampdoria ka ruajtur qetësinë duke marrë tri pike të arta në luftën për mbijetesë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit