Ndeshje me përfundim të tillë janë të denja për filmat e Hollivudit. Manchester United sot fitoi 1-2 në “Etihad Stadium” në derbin e Manchester, duke shokuar City e Pep Guardiolës.
“Citizens” bënë një pjesë të parë të kënaqshme duke menaxhuar avantazhin 1-0 me qetësi dhe dukej sikur ndeshja vështirë se do të ndryshonte kah fituesi.
Për City shënoi mbrojtësi Gvardiol me kokë pas një goditjeje këndi. Situata ndryshoi në minutat e fundit të pjesës së dytë.
Në minutën e 88-të, Bruno Fernandes barazoi me penallti dhe një minutë më vonë Diallo u bë heroi i “Djajve të kuq” duke shënuar golin e fitores.
Kriza te City është e dukshme. Pep Guardiola është thuajse i dorëzuar.