Një video e Vinicius Junior duke u përballur me Reece James është bërë virale dhe ka përçarë tifozët.
Të martën mbrëma Chelsea humbi 2-1 nga Real Madrid në miqësoren e tyre të parafundit parasezonale të verës.
Një klip i superyllit brazilian Vinicius Jr duke u përballur me kapitenin e Chelseat, Reece James është bërë viral në X, dhe tifozët nuk mund të vendosin se kush e fitoi duelin.
Sulmuesi madrilen dukej se e kishte lënë mbrapar mbrojtësin e krahut të Chelseat, teksa u fut në zonë provoi të goditste portën.
Por, në momentin e fundit, James arriti ta devijonte topin te portieri.
Vinicius kërkoi penallti, por arbitri nuk ishte dakord.
Një tifoz madrilen e postoi klipin duke sugjeruar se Vinicius e mposhti James-in.
Një tjetër tifoz komentoi: “Asnjë mbrojtës i djathtë nuk e ka kaluar testin e Vinicius Jr.”
Këto komente i hutuan tifozët e Chelseat, të cilët mendonin se kapiteni i tyre e kishte fituar duelun.
“Ai e kapi topin,” u përgjigj një tifoz, ndërsa një tjetër tha: “Mbrojtje e shkëlqyeshme. Mbylli sulmuesin, fitoi topin. Të duhet syze njeri”.
Një tifoz shkroi: “James e fitoi këtë duel”.
Someone’s captain😭 pic.twitter.com/eI0enan3vV
— Trey (@UTDTrey) August 7, 2024