Përplasje mes tifozëve të Boca Juniors dhe policisë, Riquelme shkon për të qetësuar situatën e tensionuar (VIDEO)

24 Tetor 2024
22:24
Telesport
back button

Ajo që ndodhi natën e djeshme në Buenos Aires, ku u luajt ndeshja çerekfinale e Kupes se Argjentinës mes Boca Juniors dhe Gimnasia La Plata ishte e pabesueshme. Në fund të pjesës së parë ka pasur një hedhje të ndërsjellë të sendeve mes tifozëve dhe në pak kohë situata degjeneroi duke bërë të nevojshme ndërhyrjen e policisë.

Një situatë që nuk u ka pëlqyer mbështetësve të shtëpisë, të cilët janë përplasur me policinë. Në atë moment legjenda Juan Roman Riquelme hyri në skenë: presidenti i Xeneizes u largua nga tribuna dhe shkoi për të qetësuar tifozët, duke rrezikuar sigurinë e tij. Imazhet janë vërtet të çmendura.

Për kronike, Boca fitoi me penallti (4 nga 5 goditjet e humbura nga kundërshtarët e tyre) dhe siguroi kalimin në gjysmëfinale.

VIDEO

Lajme të tjera

Lajmet e fundit