Tifozët e Corinthians hodhën një kokë derri në fushën e “Neo Química Arena”, gjatë “El Clasico”, të cilën përfunduan duke e fituar 2-0 kundër Palmeiras.
“Për pak sa nuk më theu këmbën. Mendova se ishte ndonjë jastëk a diçka e tillë, e butë, por në fakt ishte kokë derri. Gati sa nuk më lëndoi këmbën kur e godita për ta larguar jashtë vijave kufizuese të fushës”, – deklaroi Yuri Alberto pas ndeshjes.
Policia i ka kërkuar Corinthians pamjet e stadiumit dhe po heton sesi ka mundur të futej në deri në fushë koka e derrit.
Një veprim që të kujton 23 nëntorin 2002, ditën kur një kokë derri u hodh në barin e “Camp Nou”, në ndeshjen e parë të Luis Figos në Barcelonë, me fanellën e Real Madridit, pas largimit nga katalanasit.