Peruzzi krahason Juventusin e tij me aktualin: Ne bëmë histori, ekipi aktual ka shumë luhatje

25 Mars 2024
8:24
Alfred Lleshi
back button

Mes të ftuarve të eventit të organizuar nga “Juventus Club Montevarchi” në “Antica Tabaccaia Resort”, me rastin e 50-vjetorit të tij, ish-portieri Angelo Peruzzi foli për bardhezinjtë e dikurshëm dhe aktualë. Këto janë fjalët e tij:

“Është një ndjenjë e mrekullueshme të jem mysafir këtu sot. Është një klub jetëgjatë. Jam shumë i lumtur që qëndroj këtu me ta dhe festojmë së bashku. Me Juven kanë qenë 7 ose 8 sezone shumë të mira, sepse kemi fituar shumë. Juventusi im? Ndoshta mund të kishim fituar edhe më shumë, por ajo që fituam do të mbetet përgjithmonë në histori.

Ne luajtëm tri finale të Champions League dhe mund të kishim fituar të paktën dy, jo vetëm një, por jemi të kënaqur me atë që bëmë. Juventusi sot? Është e vërtetë që ka disa luahtje, por qëllimi i sezonit ishte të futej në top-katërshe dhe për këtë arsye po përpiqen ta blindojnë sa më shumë kualifikimin në Champions League. Allegri? Kur beson te një trajner, duhet të ecësh përpara.

Pra, nuk e kuptoj pse duhet ta ndryshojnë trajnerin. Po sikur të nevojitet një tjetër element në klub, përveç Giuntolit? Sinqerisht nuk e di, pasi nuk jam ekspert. Po sikur të më thërrisnin? Nuk do të mendohesha dy herë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit