PES 2021 vjen në shtator, ja të gjitha risitë

18 Korrik 2020
16:00
Denis Hakanaj
back button

Sfida mes PES dhe FIFA është gati të rifillojë.

Konami ka konfirmuar se PES 2021 do të jetë në dispozicion që nga 15 shtatori për PC, PlayStation 4 dhe Xbox One.

Pak ndryshime,  disa përmirësime, organikat e skuadrave të përditësuara për sezonin 2020/21 dhe ndonjë modifikim të modaliteteve kryesore.

Season Update i eFootball PES 2021 do të prezantojë të gjithë përditësimet e skuadrave dhe lojtarëve dhe do të përfshijë modalitetin UEFA EURO 2020.

Duke konsideruar se pjesa më e madhe e kampionateve do të mbarojë me vonesë për shkak të Covid-19, përditësimet e organikave të ekipeve do të bëhen në ditën e daljes në treg të lojës.

Më poshtë mund të shikoni imazhet zyrtare të eFootball PES 2021.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit