Mesfushori 20-vjeçar portugez Joao Neves i ka bërë një start të mirë sezonit të tij të parë te skuadra e PSG. Ai ka marrë mjaft vlerësime pas javëve të para në kampionatin francez, ku deri më tani ka dhënë 5 asist, duke kryer misionin e tij.
“Ndonjëherë është e vështirë t’u shmangësh disa komenteve, por unë përpiqem të shikoj përpara, pa u vënë re në mediat sociale. Eci pa parë të mirën apo të keqen, sepse nëse shoh të keqen, duhet të shoh edhe të mirat dhe anasjelltas”, tha Joao Neves.
“Mundohem të përgatitem dhe eci në të njëjtën mënyrë siç mbërrita dhe veprova kur luaja me Benfikën dhe me të njëjtin qëndrim do të vazhdoj deri në fund të karrierës sime. Nëse statistikat e këtij sezoni më japin një dritë më të mirë, do të vazhdoj të bëj maksimumin për t’iu afruar përsosmërisë”, tha portugezi.
Më tej, Joao Neves, 9 ndeshje deri më tani me kampionët e Francës, u shpreh: “Unë thjesht po bëj punën time, po e bëj mirë. Synoj gjithnjë të jap maksimumin në fushë për t’iu afruar qëllimeve të mia dhe të ekipit”.