Peshëngritja shqiptare ka një kampion të ri, Ertjan Kofsha i artë në peshën 89kg të botërorit për të rinj

21 Nëntor 2023
19:57
Telesport
back button

Peshëngritësi 18-vjecar shqiptar Ertjan Kofsha, është shpallur sot kampion bote në stilin e shkëputjes, në botërorin e shtangës që po zhvillohet në Guadalajara të Meksikës. Shtangisti kuqezi garoi në Baterinë A të peshës 89kg, ku bëri një paraqitje të shkëlqyer.

Në stilin e shkëputjes Kofsha ishte i jashtëzakonshëm, duke i realizuar me sukses të trija provat. Në provën e parë, ai ngre me sukses 152kg, ndërkohë që më pas, ai arrin të ngrejë lart 156kg e në provën e tretë 159kg. Ky rezultat i dha atij medaljen e artë në stilin e shkëputjes.

Në stilin e shtytjes, peshëngritësi shqiptar nuk arrin të ngrejë në dy provat e para 186kg, peshë të cilën e ngre në provën e tretë. Në këtë stil ai klasifikohet në vendin e gjashtë. Ndërsa në dygarësh, me 345kg në total, Ertjan Kofsha u rendit në vendin e katërt.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit