“Peshku i madh e ha të voglin… Po fola, e hëngra”, trajneri i Lushnjes shpërthen dhe largohet (VIDEO)

16 Qershor 2020
18:26
Telesport
back button

Derbi i Myzeqesë mes Apolonisë dhe Lushnjes u mbyll me fitoren e fierakëve 3-1 pas një përmbysje përballë lagunarëve. Bëhej fjalë për sfidën play-off për ngjitje në Kategorinë Superiore, në formatin e Kategorisë së Parë.

Por, miqtë kanë kontestuar ashpër humbjen në Fier, për shkak se sipas tyre arbitrimi ishte skandaloz dhe tendencioz, aq sa trajneri i Lushnjes, Ilir Gjyla, e ka kthyer në batutë reagimin pas ndeshjes.

Ai është shprehur se është një rregullore, që nëse ata thotë të vërtetën ndëshkohen. “Çfarë ndodhi, pasi kaluat të parët në avantazh dhe më pas u përmbysët? Nuk e patë ju çfarë ndodhi?! Ju e dini, që është një rregullore, që po thamë të vërtetën e hamë. Mund ta shikoni ndeshjen.

“E patë çfarë penallti u dha?! Do bëjmë pak humor, se për kështu u bë kjo ndeshja sot. Vëllai im e ka shumë qejf peshkun. Shkoi njëherë dhe mori një peshk të madh. Kur e solli në shtëpi po e qëronte nëna dhe kur e pashë unë, ky peshku i madh e kishte një peshk të vogël brenda.”, u shpreh Gjyla për “Rtsh” pas ndeshjes dhe u largua.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit