Peter Schmeichel “godet” Manchester City: Atmosfera në “Etihad” ishte e vdekur….

19 Shtator 2024
10:48
Alfred Lleshi
back button

“Unë mendoj se ishte një ndeshje shumë e mërzitshme”, – shpreh Peter Schmeichel, ish-portieri historik i Manchester United dhe Danimarkës në rolin e komentatorit të “CBS Sport”. Referenca e tij ishte ndeshja e mbrëmshme në “Etihad”, ku Manchester City barazoi pa gola kundër Interit.

Për të dyja skuadrat ishte starti në edicionin e ri (edhe për nga formati) të Ligës së Kampionëve. Për të motivuar këtë konkluzion të vetin, 60-vjeçari danez ka përdorur efektin e stadiumit, që ka munguar kësaj here. Një ambient mjaft i ftohtë, siç u shpreh dje edhe nga Hakan Calhanoglu.

“Unë e dua futbollin e mirë, më pëlqejnë emocionet, por atmosfera e krijuar nga tifozët ishte e vdekur. Dua të them që ‘Etihad’ ishte absolutisht i vdekur këtë mbrëmje. Nuk kishte atmosferë sonte, e habitshme shumë, sepse normalisht ju mendoni se këto janë netët e mëdha të Europës”, – shtoi ish-portieri i shquar.

Micah Richards, ish-mbrojtësi i djathtë i Manchester City, ishte mjaft i indinjuar: “Ju nuk po e respektoni klubin tim”, duke buzëqeshur me ironi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit