Petit: “Arsenal-it i duhen tre lojtarë për të luftuar me City-n”

26 Gusht 2024
16:17
Denis Hakanaj
back button

Legjenda e Arsenal-it, Emmanuel Petit i ka kërkuar klubit që të bëjë edhe tre nënshkrime të tjera nëse duan të luftojnë me Manchester City në garën për titull.

Duke folur për Safest Casino Sites, ish-lojtari francez tha:

“Arsenal-it i duhet një sulmues tjetër. Pavarësisht fillimit shumë të mirë të Kai Havertz kundër Wolves, ai mund të luajë së bashku me një tjetër sulmues.

“Ai është shumë i lumtur në ekip, mjedisi e ka ndihmuar shumë. Pavarësisht kësaj, Arsenali duhet të fitojë trofe këtë sezon, ata duhet të blejnë një sulmues për ta bërë këtë”.

Ai shtoi: “Arsenali duhet të shtojë më shumë lojtarë në skuadër për të fituar Premier League dhe Manchester City është ende standardi që duhet arritur. Ata kanë shtuar Savinhon, i cili duket i shkëlqyer dhe është ende skuadra për t’u mposhtur.

“Unë mendoj se ky vit do të jetë viti i Arsenal-it, ata janë përmirësuar vazhdimisht për vite me radhë dhe në trajektoren aktuale, diferenca mes Arsenal-it dhe Manchester City-t nuk do të jetë pothuajse asgjë.

“Arteta-s i duhet një sulmues krahu, qendërsulmues dhe mesfushor për të rritur shanset e tyre për të fituar titullin”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit