Phoenix 17 fitore radhazi, mposht Warriors dhe merr kreun e NBA

1 Dhjetor 2021
8:36
Telesport
back button

Fitorja e 17-të radhazi në kampiont për skuadrën e Pheonix, që sot triumfoi 104-96 ndaj Golden State, dy ekipet më të mira jo vetëm në Konferencën e Perëndimit por edhe në NBA. Sukses i merituar i Suns, që marrin edhe kreun e renditjes pikërisht në dëm të Warriors.

Curry realizoi vetëm 12 pikë, i markuar mirë nga lojtarët e Phoenix, ku u dallua Ayton me 24 pikë. Fitojnë edhe Lakers, suksesi i dytë radhazi, që mundën 117-92 Sacramento jashtë fushe. Davis realizoi 25 pikë, mbështetur nga Westbrook me 23 pikë e Monk me 22 pikë.

Fitore të vështirë korri sot Brooklyn, që mundi 112-110 New York në derbi (Harden 34 pikë e 10 rebound). Ndërsa Portland fitoi 110-92 ndaj Detroit, ndeshje ku u dallua McCollum me 28 pikë.

NBA – Rezultatet e sotme

Brooklyn – New York, 112-110

Toronto – Memphis, 91-98

Phoenix – Golden State, 104-96

Portland – Detroit, 110-92

Sacramento – Lakers, 92-117

Lajme të tjera

Lajmet e fundit