Piatek nuk përmbahet: Për ta një ditë je papa i futbollit, ndërsa ditën tjetër je dështak!

18 Nëntor 2019
16:33
back button

Krzysztof Piatek nuk po kalon një moment të mirë te Milani, me polakun që është në qendër të kritikave. Lidhur me këtë periudhë të keqe që po kalon, “Pistoleta” ka folur për “TVP Sport”, ku ka dhënë një intervistë të gjatë.

Një nga pjesët e intervistës bëri jo pak bujë, me Piatek që flet pikërisht për momentin e keq që po kalon. Polaku ka shpërthyer ndaj gazetarëve italianë, duke thënë se ata një ditë të bëjnë papë të futbollit, ndërsa ditën tjetër të konsiderojnë si lojtarin më të keq.

“Shihem në pasqyrë dhe mundohem të kuptoj gabimet e mia. Ka shumë turbulenca në klub dhe lojtarët e ndjejnë diçka të tillë. Në fillim, nuk kemi krijuar shumë raste dhe sulmuesit për këtë gjë luajnë, për rastet. Tani po përmirësohemi dhe është vetëm çështje kohe rikthimi. Mund ta bëj. Për gazetarët italianë një ditë je papa në futboll, ndërsa ditën tjetër je lojtari më i keq. Gjithsesi, unë e pranoj. Faqet e para të gazetave nuk më shqetësojnë shumë.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit