“Pilotët po shtyjnë gjithnjë e më shumë përtej limiteve dhe kemi aksidente, duhen riparë rregullat”

5 Korrik 2024
10:03
Telesport
back button

Formula 1 do të spostohet këtë fundjavë në pistën e famshme angleze të Silverstone. Gjithsesi, të gjithë flasin për incidentin e garës së fundi në Austri, ku protagonistë ishin Max Verstappen e Lando Norris. Përplasja mes tyre favorizoi George Russell, që i dha Mercedes fitoren e parë sezonale.

Shefi i Mercedes, Toto Wolff, duke folur për atë që ndodhi në pistë tha: “Max piloton fort dhe shtyn aq sa e lejojnë rregulloret. Dhe kjo padyshim mund të jetë një temë diskutimi, por duhet të zbatohet për të gjithë pilotët. Ka shumë pilotë që po i shtyjnë kufijtë në një nivel që mund të gjykohet si i tepruar, ndaj duhet bërë qartësi”.

Më tej, Wolff ka prekur tema të ndryshme, duke nisur nga lamtumira e Hamilton: “Do të jetë interesante kur të veshë për herë të parë kostumin e kuq dhe të drejtojë një Ferrari për herë të parë. Por më pas do të jetë normale, ai thjesht do të ketë ngjyra të ndryshme veshur”.

Duke folur për Adrien Newey, tha: “Nuk e di se ku do të punojë në 2025-ën, ndoshta as ai nuk e di ende. Ne jemi të fokusuar në strukturën tonë aktuale dhe po shohim përfitimet e para në makinë dhe në perspektivat e 2026-ës. Të besosh thashethemet është gjithmonë e rrezikshme, pres gjykimin e kronometrit dhe pistës”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit