Piloti kalon natën në spital pas aksidentit të frikshëm në Silverstone

4 Korrik 2022
9:06
Telesport
back button

Piloti Alexander Albon me Williams ka përfunduar në spital pas aksidentit të djeshëm në garën e Silvestone (Angli). Edhe pse ai që pësoi përmbysje të makinës ishte kinezi Zhou, në spital për kontrolle të mëtejshme përfundoi Albon.

Ai kaloi natën nën kujdesin e mjekëve dhe ende është në spital, nga ku pritet të dalë nga shpejti. Gjithsesi, përmes një mesazhi në rrjetet sociale, 26-vjecari qetëson të gjithë, familjarët e fansat e tij, duke thënë se është mirë.

Jam mirë, si unë ashtu edhe kafshët që kam në kaskë (i referohet kokores së tij). Sidomos jam i lumtur që Zhou është mirë. Falënderoj personelin mjekësor dhe juve për mesazhet. Po mendoj që tani për garëne radhës, në Austri”, tha Albon.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit