Stefano Pioli, trajneri i Milanit, doli në konferencë shtypi, ku iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në prag të ndeshjes mes Torinos dhe Milanit, e vlefshme për javën e 37-të të Serie A.
Si i motivoni lojtarët për të arritur qëllimet?
Më në fund ishte një javë e mirë, sepse prej shumë kohësh nuk kishim fituar. Jemi më të qetë dhe besoj se kjo mund të na ndihmojë të paraqitemi sa më mirë ndaj Torinos. Pres një paraqitje me nivel edhe për shkak të dëshirës për ta mbyllur mirë kampionatin.
Çfarë lloji Milani do të shohim?
Theo nuk u stërvit sot, pasi e ka zënë gripi, kështu që do të shoh nëse mund të shërohet në kohë për nesër. Nëse ia del, do t’i lejoj të gjithë të luajnë në këto dy ndeshjet e fundit.
Si po i përjetoni këto ditë, të cilat mund të jenë të fundit për ju në Milanello?
Kush? Giroud dhe Kjaer (qesh)? Mundohem të mos mendoj për këtë. Më pas do të takohem me klubin në fund të sezonit, do të bëjmë vlerësimet tona. Deri atëherë do të përpiqem të jem i fokusuar për ta ndihmuar ekipin. Pastaj, përfundimisht do të njoh disa emocione, duke i jetuar ato.
Si e komentoni situatën e Allegrit pas finales së Kupës së Italisë?
Është gjithmonë e vështirë të gjykosh nga larg. Allegri ka fituar shumë, është një trajner i madh. Ne e dimë që për rolin që kemi duhet t’i menaxhojmë disa lloje presionesh. Pastaj, të gjitha gjërat në mjedisin tonë janë gjithmonë të ekzagjeruara, qoftë komplimentet, edhe kritikat.
Një notë për ju dhe ekipin?
Jo, do të pres fundin e sezonit për vlerësimet. Sigurisht që patëm një kampionat më të mirë se vitin e kaluar, por në Evropë bëmë më keq se vitin e kaluar.
A ndiheni i mbrojtur nga eprorët tuaj?
Unë kam pasur gjithmonë një marrëdhënie të shkëlqyer me klubin. Kështu do të jetë deri në fund, pastaj të gjithë bëjnë atë që duhet të bëjnë.
A ka të ardhme ky ekip?
Ju nuk duhet të më bëni kësi pyetjesh. Giroud do të luajë ndeshjen e tij të fundit, nesër jo nga fillimi. Shpresoj që ai të arrijë 50 gola me Milanin. Marrëdhënia që kam krijuar dhe kam pasur me lojtarët është vërtet e thellë, e cila shkon përtej asaj që kemi bërë apo jo. Unë mund të jem mirënjohës dhe i lumtur për gjithçka të këtushme. Emocionet shkojnë përtej çdo rezultati, lavdie apo përfitimi. Gjithmonë iu them faleminderit lojtarëve të mi.
Giroud do të largohet nga Milani…
Ai, Kjaer, Ibrahimovic..; ishin shumë të rëndësishëm për mua dhe shokët e tyre të skuadrës. Pastaj, ndërkohë, shumë nga shokët e tyre të skuadrës janë rritur dhe do të kenë detyrën të marrin përgjegjësi, të veprojnë si forcë shtytëse.
Çfarë mendoni për Giroud?
Ne e fituam atë titull, sepse të gjithë bënë më të mirën. Duhet të them shumë gjëra, të lavdëroj shumë për atë vit… Ne bëmë diçka të jashtëzakonshme, në të cilën të gjithë u shprehën në maksimum, disa edhe mbi potencialin e tyre. Një magji u krijua mes nesh, me mjedisin, me tifozët, pastaj u shpërblyem me një sukses të madh. Giroud ishte themelor në rritjen e skuadrës.
30 vite më parë, Milani fitonte Kupën e Kampionëve… Ku ishit ju?
Isha në Firence, luhej ndeshja miqësore Fiorentina-Milan me Capello, i cili tha se e kishte kuptuar me kë të luante dhe me kë jo. Kam luajtur për Fiorentinën. E mbaj mend shumë mirë ndeshjen; atë Milan stratosferik.
A mund ta fitojë Milani Ligën e Kampionëve në vitet e ardhshme?
Është e vështirë. Unë besoj se Milani mund ta bëjë këtë, edhe pse niveli është shumë i lartë. Këtë vit, megjithatë, ne kemi pasur një shembull të qartë: Borussia Dortmundi. Ekip i pesti në renditjen e Bundesligës, 25 pikë prapa Leverkusenit kampion, por është në finalen e Ligës së Kampionëve. Ne duhet të bëjmë hapin tjetër.