Pioli kërkon shpagim pas humbjes 3-0 në Londër: Ndeshjet me Juven kanë rëndësi krejt tjetër

7 Tetor 2022
13:03
Alfred Lleshi
back button

Një pengesë e tillë, që nuk kishte ndodhur prej kohësh: 3-0 në “Stamford Bridge” është ende një plagë e hapur për Milanin, i thirrur për të kërkuar shpagim direkt në kampionat.

Rasti është një nga ato të pangopurit, ndaj një kundërshtari historik dhe bartës i stimujve të mëdhenj. Të shtunën, në orën 18:00 Juventusi do të mbërrijë në “San Siro”. Stefano Pioli e prezantoi supersfidën në një konferencë për shtyp:

“Theo Hernandez? Dje ka punuar me ekipin, nëse sot konfirmon se është mirë, do të jetë i disponueshëm. Nuk ka asnjë lajm tjetër për të lënduarit, përveç tij”.

Për Charles De Ketelaere, paraqitje zhgënjyese edhe në Londër: “Ai ka një të ardhme të madhe përpara. Mbaj mend që Leão u kritikua dy ose tri vite më parë, ashtu si Tonali vitin e pare si kuqezi. Charles është një lojtar i talentuar, i duhet kohë. Një mister? Jo, ai nuk është absolutisht i tillë”.

A mund të peshojë në kokat e futbollistëve kuqezinj humbja kundër Chelsea? Pioli përgjigjet: “Ne e arkivuam atë lojë menjëherë. Djemtë ishin të lodhur, por të etur. Duhet të ngrihemi në nivel dhe për ta bërë këtë, duhet t’i fitojmë këto ndeshje”.

Çfarë pret Pioli nga Juventusi? “Nuk e di nëse do të luajë në mënyrë më të mbyllur, jemi ne që duhet të jemi kompaktë. Zakonisht ndaj Allegrit kemi pasur ndeshje të mbyllura, por çdo ndeshje është ndryshe. Ne do të mundohemi të vendosim një ekip që pëson pak gola në vështirësi”, – shton trajneri i “Djallit”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit