Pioli: Nuk merakosem për të ardhmen time, por të Milanit

6 Korrik 2020
15:52
Alfred Lleshi
back button

Stefano Pioli po merr rezultate pozitive, ka krijuar një Milan simpatik, por kokën e ka “në satër”. Të gjithë e dinë se drejtuesit e klubit kanë kontaktuar me gjermanin Ragnick, për t’i besuar stolin kuqezi sezonin e ardhshëm. Një situatë aspak profesionale, që me siguri e ka bërë trajnerin italian të ndihet si në “gjemba”. Megjithatë, ai thotë se nuk mendon për të ardhmen:

“Të gjithë duhet të ndjehen të rëndësishëm, të futemi në fushë me qëndrimin e duhur. Ne duhet të insistojmë për objektivat që kemi. Kanë mbetur edhe 8 ndeshje, renditja është shumë e ngushtë, por ende nuk jemi të kënaqur me pozicionin tonë. Situata ime? Thjesht dua të arrij deri në fund të sezonit, duke e ditur se kam dhënë më të mirën time në një klub si Milani. Nuk mendoj për të ardhmen, por për ndeshjet e ardhshme. Me punën që kemi bërë në këto muaj, e meritojmë ta përfundojmë më mirë kampionatin, pastaj do të shohim”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit