Piqué biznesmen, një plan ambicioz për klubin amator nga Andorra

12 Dhjetor 2018
10:49
back button

Mbrojtësi i Barcelonës Gerard Piqué ka blerë klubin amator FC Andorra, sipas informacionit të publikuar nga Diari d'Andorra.

Objektivi i futbollistit të njohur është ta ngjitë këtë klub në futbollin profesionist, duke marrë si shembull Llagostera-n, që mbërriti deri në Segunda División në Spanjë.

Grupi i tij i biznesit, Kosmos, do të marrë përsipër shlyerjen e borxhit të akumuluar nga klubi dhe marrëveshja, ku përfshihet ndryshimi i trajnerit, do të bëhet zyrtar ditët e ardhshme.

Qendërmbrojtësi katalan e kishte zbuluar planin e tij për të blerë një klub që muajin e shkuar, në një intervistë për L'Équipe.

Së shpejti në Andorra do të aprovohet një ligj i ri sporti dhe kjo i mundëson bashkëshortit të këngëtares së famshme Shakira që të blejë Futbol Club Andorra-n, që është themeluar në 1942 dhe aktualisht luan në grupin 2 të Primera Regional Catalana, përveçse merr pjesë në Kupën e Mbretit çdo sezon dhe në vitin Copa Catalunya fitoi Copa Catalunya, duke eliminuar Barcelonën në gjysmëfinale dhe Espanyol-in në finale.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit