Pique: Nuk mund të vazhdojmë kështu, penalltia ishte e pastër

16 Shkurt 2019
23:06
back button

Gerard Pique ka festuar ndeshjen e 300-të në La Liga me një fitore 1-0 ndaj Valladoilid. 

Ishte pikërisht ai që u rrëzua në zonë në minutën e 42’ duke fituar një penallti e cila u shndërrua në gol nga Leo Messi pak më pas. 

Megjithatë, pas ndeshjes qendërmbrojtësi nuk ka qenë i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij. 

“Nuk luajtëm mirë. E vetmja gjë e mirë janë tre pikët, por duhet të përmirësohemi. 

“Mundësisht që të martën sepse nëse luajmë kështu në Champions do të jetë një mbrëmje e keqe për ne. 

“Penalltia? Më tërhoqi nga mbrapa duke u kapur te shpatulla ime, për mua ishte penallti e pastër, nuk e di si e keni parë ju në televizor.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit