Pique propozon dy ndryshime të mëdha në futboll: “Më pak fitime, më shumë zbavitje”

18 Tetor 2024
15:07
Telesport
back button

Gerard Piqué ka disa ide sesi mund të përmirësohet futbolli. Sipas tij, kalendari i ngjeshur i ndeshjeve është një idiotësi totale e UEFA-s dhe FIFA-s, që nuk i shërben askujt.

Propozimet e tij janë të thjeshta. “Kampionatet duhet të mos kenë 20 skuadra, por 16. Kështu, luhen më pak ndeshje, por ka më shumë cilësi loje. Së dyti, duhet që Nations League të minimalizohet, ndërsa Botërori i klubeve të ketë vetëm dy ose tri ndeshje”.

“Unë e kuptoj se kupola drejtuese e futbollit do që të fitojë më shumë, por duhet menduar për të mirën sportive. Duhen më pak ndeshje dhe më shumë eksperienca ekskluzive. Do të ishte më e lehtë për të argëtuar publikun”, ka thënë Pique.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit