Pirlo ende nuk e ka mbaruar kursin, ja pse Juventusi ka zgjedhur një tjetër strategji

9 Gusht 2020
21:18
Telesport
back button

Andrea Pirlo është trajneri i ri i Juventusit. Pas shkarimit të Sarrit, bardhezinjtë kanë vendosur të përqendrohen në një trajner i cili, pavarësisht se kishte një karrierë të suksesshme si futbollist, është në përvojën e tij të parë si trajner.

Megjithë faktin se Pirlo nuk ka asnjë ndeshje si trajner profesionist, ‘Maestro’ do të jetë akoma në gjendje të ulet rregullisht në pankinë falë faktit se ai është regjistruar në kursin e UEFA Pro.

Ish-mesfushori është në fakt në mesin e studentëve të kursit, ashtu si thotë rregullorja dhe në tetor do të duhet të japë provim tezën në Coverciano së bashku me kolegët e tij.

Duke pritur dhe shpresuar, natyrisht, që Pirlo do të kalojë provimin dhe do të marrë licencën e UEFA A, siç raportohet nga portali CalcioeFinanza, zëvendësi i tij Roberto Baronio pra do të marrë përkohësisht vetëm burokratikisht pozicionin e kryesuesit. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit