Pjesëmarrës nga e gjithë bota në kupën “Muhamet Malo”, Abakarov dhe Valiev nderojnë mundjen shqiptare

27 Maj 2024
11:51
Telesport
back button

Ka përfunduar në Tiranë edicioni i 4-t i turneut ndërkombëtar të mundjes, kupa “Muhamet Malo”. Një event fantastik organizuar në sallën e lojërave “Fahrie Hoti” në kryeqytet nga Federata Shqiptare e Mundjes, në nderim të një prej figurave më të shquara të këtij sporti.

Ky turne iu dedikua një prej personazheve më të njohur e të dashur të këtij sporti në vendin tonë, që ka qenë edhe president i Federatës Shqiptare të Mundjes. Muhamet Malo ka kontribuar për shumë vite për këtë sport, ndaj dhe ky aktivitet është një vlerësim për gjithçka që ai ka dhënë.

Pjesëmarrës në këtë turne ishin mbi 150 mundës nga shtete të ndryshme të botës. Mundësit nga Kazakistani, Australia, Bullgaria, Ekuadori, Italia, Kosova, Arabia Saudite, Malta, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Rumania si dhe sportistët më të mirë shqiptarë dhuruan emocione dhe duele të forta në tapet.

Shqipëria mori pjesë me ekip të plotë në të dyja stilet, por mundësit kuqezinj triumfuan vetëm në stilin e lirë me Zelimkhan Abakarov (65kg) dhe Cherman Valiev (pesha 70kg). Të dy këta mundës, bashkë me Islam Dudaev, janë kualifikuar për në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Për pasojë, ky event ishte një test i mirë për mundësit shqiptarë, që synojnë një paraqitje të mirë edhe në Olimpidë. Në Kupën “Muhamet Malo” nuk munguan edhe mjaft personalitete e përfaqësues të familjes, që vlerësuan figurën e tij dhe punën e kryer nga FSHM në vitet e fundit.

Fituesit, stili Greko-Romak

55kg, M.Yerassyl (Kazakistan)

60kg, A.Delenau (Maq.Veriut)

63kg, S.Nurgali (Kazakistan)

67kg, A.Daulet (Kazakistan)

72kg, M.Petic (Moldavi)

77kg, S.Kubatov (Bullgari)

81kg, R.Dermanski (Bullgari)

87kg, O.Shamil (Kazakistan)

97kg, I.Dimitrov (Bullgari)

130kg, R.Mohammed (Af.Jugut)

Fituesit, stili i lirë

57kg, O.Abzal (Kazakistan)

61kg, L.Colesnic (Moldavi)

65kg, Z.Abakarov (Shqipëri)

70kg, S.Sungkar (Kazakistan)

74kg, C.Valiev (Shqipëri)

79kg, N.Myrzabek (Kazakistan)

86kg, G,Niccolini (Itali)

92kg, A.Bekzat (Kazakistan)

97kg, L.Villagomez (Ekuador)

125kg, G.Erhan (Moldavi)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit