Plakushi i Europianit: Turne i vështirë, por i kemi cilësitë për të shkuar deri në fund

20 Qershor 2024
11:13
Telesport
back button

Mbrojtësi i Portugalisë, Pepe, dy ditë më parë vendosi rekordin e lojtarit më të vjetër që luan në një fazë finale të Kampionatit Europian (41 vjeç). Ai luajti për 90 minuta në fitoren ndaj Republikës Çeke dhe për të mosha është thjesht një numër.

Ishte një ndeshje e vështirë. Punuam shumë dhe nuk e meritonim të vuanim kështu. Ne e kontrolluam lojën për shtrirje të mëdha kohore dhe mbajtëm të qetë pasi shkuam në disavantazh. Kemi qëndruar të qetë, kemi cilësi dhe në fund fituam”, tha Pepe.

Mbrojtësi shprehet se këto cilësi do ta çojnë ekipin larg: “Kemi një ekip të mirë, me shumë lojtarë që kanë përvojë dhe mjaft të rinj që janë të etur për të fituar. Ata po mësojnë nga më veteranët dhe kjo është pozitive”.

Kjo e bën Portugalinë një ekip pretendent dhe me cilësitë që kemi mund t’ia dalim mbanë të shkojmë deri në fund. Ky është një ekip i ndërtuar mirë. Do të luftojmë deri në fund për t’ia dalë mbanë”, tha mbrojtësi portugez Pepe.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit