Plani B i Real Madrid për krahun e djathtë kushton 60 mln euro

20 Tetor 2024
16:34
Telesport
back button

Objektivi numër 1 i Real Madrid për krahun e djathtë të mbrojtjes është Alexander-Arnold. Anglezi do të jetë lojtar i lirë më 1 korrik, ngaqë kontrata e tij përfundon në fund të qershorit.

Liverpool po tenton ta bindë për të rinovuar dhe në Madrid e dinë se afrimi i tij do të ishte i vështirë. Kështu, Perez po mendon për planin B.

Ai është lojtari i Tottenham, Pedro Porro. Spanjolli ka vendosur veten në renditjen e anësorëve të djathtë më të mirë në Europë.

Tottenham e vlerëson 60 mln euro lojtarin dhe nuk ulet poshtë kësaj shifre.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit