Plani ekstrem: largohen nga kampionati për të luajtur në La Liga

27 Mars 2024
15:03
Denis Hakanaj
back button

Fenerbahçe e ka seriozisht dhe kërcënon të largohet nga kampionati turk pas episodeve ndaj Trabzonsporit dy javë më parë.

Lojtarët e klubit të Stambollit u sulmuan më 17 mars të kaluar, në ndeshjen e fundit para pushimit ndërkombëtar, nga tifozët vendas pas suksesit 3-2 në fushën e Trabzonspor.

Fenerbahce është aktualisht në garë për titull, dy pikë prapa Galatasaray-t kryesues, por ajo që ndodhi dy të diela më parë rrezikon të komprometojë sezonin e Dzekos dhe shokëve të tij.

Presidenti Ali Koc kërcënoi se do të largohej nga kampionati turk:

“Ajo që ndodhi është turp dhe ne si Fenerbahçe jemi viktima. Ne duhet të ruajmë të ardhmen tonë dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë, por dua të them një gjë: nuk ka vend për Fenerbahçen në Superligë”.

Deklarata të forta nga numri një i Fenernahces dhe gjithçka me sa duket do të vendoset më 2 prill, datë në të cilën do të zhvillohet një mbledhje e jashtëzakonshme brenda klubit.

Ndërkohë, edhe Fenerbahçe do të rrezikonte licencën e UEFA-s në rast tërheqjeje dhe po shqyrton zgjidhje të tjera siç mësohet nga shtypi turk.

Në fakt, klubi i Stambollit po mendon të kërkojë t’i bashkohet një tjetër kampionati për sezonin e ardhshëm, duke tentuar fillimisht të marrë dritën jeshile për pjesëmarrje në La Liga të Spanjës.

Për momentin do të ishte vetëm një ide, duke qenë se ende nuk janë kontaktuar as Federata Spanjolle dhe as presidenti i Liga-s Tebas.

Alternativat e La Ligas çojnë në kampionate të tjera: Francë, Belgjikë dhe Holandë. Një gjë është e sigurt: Fenerbahçe mbetet në luftë kundër Federatës Turke.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit