Plas sherri në fund të Leeds-Arsenal! Granit Xhaka mbron Alioskin nga Tierney (VIDEO)

22 Nëntor 2020
20:11
Telesport
back button

Arsenali ka barazuar sonte 0-0 në fushën e Leeds United dhe sigurisht që nuk ishte rezultati që Arteta priste, por fundi i ndeshjes u tensionua shumë…

Tierney ka shkuar menjëherë te Egzon Alioski, shqiptari i Leeds, që ishte duke u takuar dhe po bisedonte me Granit Xhaka, duke biseduar natyrisht shqip.

Pikërisht Xhaka ka qenë ai që ka shtyrë shokun e ekipit Tierney që kërkonte konfrontimin me Alioskin, duke shmangur kështu një grindje të panevojshme.

Tierney në fakt po shkonte të sqaronte Alioskin që “detyroi” Pepe të merrte karton të kuq.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit