Platini dhe ideja e çmendur për të ndryshuar futbollin modern: “Ndonjëherë është më mirë kur…”

20 Shtator 2024
15:59
Denis Hakanaj
back button

Ndonjëherë luan më mirë me 10 lojtarë sesa me njëmbëdhjetë, thonë disa trajnerë.

Një situatë që mund të bëhet realitet nëse do të ndiqej ideja e dhënë nga Michel Platini, ish-presidenti i UEFA-s i cili propozoi idenë e uljes së numrit të lojtarëve në fushë për t’i bërë ndeshjet më të gjallëruara.

“Ndoshta duhet të heqim një lojtar dhe të luajmë me dhjetë. Në shekullin e njëzetë filluam të luanim me njëmbëdhjetë, por më pas lojtarët vrapuan më pak, ishin më të ngadaltë dhe gjithashtu më pak të fortë fizikisht.

“Pra, mund të jetë një gjë e mirë të kufizohet numri i lojtarëve sepse do të lironte hapësirë”.

Këndvështrimi i shprehur nga legjenda e Juventusit në një intervistë dhënë për RmcSport nis nga analiza e lojës së sotme në krahasim me atë të origjinës:

“Njerëzit e brezit tim nuk shikojnë më futboll sepse nuk e pëlqejnë më. Në lojën e posedimit, shumë pasime bëhen përpara dhe jo prapa. Nuk jam kritik, por në epokën time kemi parë më shumë futboll sulmues”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit