Play off: Tirana fiton derbin me Studentin, Vllaznia triumfon në Korçë

30 Mars 2023
9:04
Telesport
back button

Ka nisur faza çerekfinale e play off-it në volejboll për meshkuj, teksa janë luajtur dy ndeshjet e para. Skuadra e Vllaznisë fitoi 3-0 ndaj Skënderbeut në Korçë, ndeshje në përgjithësi e komanduar nga miqtë (25-22, 25-19, 25-21). Korçarët nuk patën forcë për të rivalizuar, duke humbur shpejt ritmin në çdo set.

Po 3-0 fitoi edhe Tirana kampione në fuqi, që në “Fahrie Hoti” mposhti 3-0 Studentin në derbin kryeqytetas (25-17, 25-22, 25-14). Vetëm seti i dytë pati disi rivalitet, pasi më tej në fushë komandoi skuadra e Tiranës. Ekipet e Partizanit dhe Erzenit janë kualifikuar direkt për në fazën gjysmëfinale play off.

Meshkuj, çerekfinale-Play off

Nd.1, Skënderbeu – Vllaznia, 0-3

Nd.1, Tirana – Studenti, 3-0

Nd.2, Vllaznia – Skënderbeu, 1 prill

Nd.2, Studenti – Tirana, 1 prill

Femra, çerekfinale play off

Nd.1, Vllaznia – Barleti Volley, 30 mars

Nd.1, Tirana – Lushnja, 30 mars

Nd.2, Barleti Volley – Vllaznia, 2 prill

Nd.2, Lushnja – Tirana, 2 prill

Lajme të tjera

Lajmet e fundit