Playoff i Nations League: Kosova publikon listën me 26 futbollistë! Përfshin edhe futbollistin e ndjekur nga Sylvinho

14 Mars 2025
21:40
Telesport
back button

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka bërë sot publike listën e futbollistëve që do t’i ketë në dispozicion për dy ndeshjet e “play-off”-it të Ligës së Kombeve kundër Islandës, që zhvillohen më 20 dhe 23 mars.

Edhe kësaj radhe, Foda krahas listës prej 26 futbollistëve, e ka përpiluar edhe listën e zgjeruar prej 9 futbollistëve. Në këtë listë, ajo çfarë bije në sy është tri prurje të reja si Vesel Demaku, Dion Gallapeni (i ndjekur edhe nga Sylvinho per te Shqiperia) dhe Lirjon Abdullahu.

Dardanët fillojnë grumbullimin të hënën, ku stërvitjen e parë e zhvillojnë në orën 17.30. Paraprakisht në orën 12:00 në hotel “Emerald” Foda do të paraqitet në konferencë për media. Bien ne sy mungesa e Valon Berishes dhe Arber Zenelit, teksa Zhegrova eshte ende i demtuar dhe nuk ka rikuperuar plotesisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit